MEDIA NEWS
Gara në matematik-fizik për ndarjen e bursave
ShMP “Jahja Kemal” më datë 19 shkurt 2023 (e diel) me fillim në orën 10:00 organizon garë për bursë në matematik-fizik për ndarjen e bursave. Shkollat fillore dhe mësuesit e matematikës dhe fizikës mund të regjistrojnë deri në 10 nxënës nga shkolla e tyre në mënyrë elektronike. Afati i fundit për regjistrim: 17 shkurt, 2023.
Që nga dita e hapjes dhe fillimit të punës, ShMP “Jahja Kemal” vazhdimisht organizon ose është mikpritës i disa aktivitete shkencore, sociale, kulturore, sportive e të tjera. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të motivohen nxënësit që t’i kushtojnë më shumë rëndësi shkencës dhe arsimit dhe si rezultat i suksesit të arritur në garë të shpërblehen dhe regjistrimi në shkollën t’u mundësohet me bursë.
Për ShMP “Jahja Kemal” – Shkup mund të aplikojnë shkollat e komunave Karposh, Gazi Baba, Aerodorom, Kisela Voda, Gjorçe Petrov, Qender, Çair, Saraj, Butel, Petrovec, Ilinden. Paraqitja do të bëhet përmes e-mailit
Për ShMP “Jahja Kemal” – Tetovë mund të aplikojnë shkollat e komunave Tetovë, Bogovinë, Tearcë, Zhelinë, Bërvenicë, Jegunovcë, Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë-Rostushe. Paraqitja do të bëhet përmes e-mailit
Për ShMP “Jahja Kemal” – Strugë mund të aplikojnë shkollat e komunave të Strugës, Vevçanit, Ohrit, Debërcës, Drugovës, Dibrës, Zhupës, Kërçovës, Plasnicës dhe Demir Hisarit të cilët do të rangohen si një rajon derisa si rajon tjetër – Manastiri, Resneja dhe Prilepi. Gara do të mbahet në datën e njëjtë për të dy rajonet. Paraqitja do të bëhet përmes e-mailit
https://www.koha.mk/gara-ne-matematik-fizik-per-ndarjen-e-bursave
News & Announcements
- Yahya Kemal College Achieves All Perfect Scores in the 2026 State Matura 07 July 2026
- From Yahya Kemal to the FIDE World Cup: Anton Zlatkov’s Chess Journey 01 July 2026
- Сребро, две бронзи и пофалница за македонските физичари | Umno.mk 30 June 2026
- Selim Cemal Yıldız Wins Pointer Open 2026 U16 Doubles Title 16 June 2026
- Një moment krenarie për Maqedoninë e Veriut | TV Koha - Tetovë 11 June 2026
- „Аз, Буки, Веди“ – ученици од Yahya Kemal College | Tetovo Info 23 May 2026
- Обука за видео монтажа - ПСУ „Јахја Кемал„ Скопје - Дигитални Хоризонти 05 May 2026
- Aleksij Tasikj - From Yahya Kemal College to Oxford – Digital Horizons Interview 04 May 2026
