MEDIA NEWS
Nxënësit e “Jahja Kemal” për vetëdijesimin kundër duhanit
Me fillimin e pandemisë COVID-19 kemi kuptuar se sa i rëndësishëm është shëndeti ynë dhe se nga sa gjëra mund të ndikohet! Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Duhanit nxënësit e ShMP “Jahja Kemal” organizuan një sërë aktivitetesh në qendrën e qytetit të Strugës për të informuar qytetarët në lidhje me rrezikun që duhani paraqet për shëndetin e tyre!
Aktivistët e pajisur me maska dhe me doreza, duke praktikuar distancën shoqërore intervistuan qytetarët dhe i informuan ata në lidhje me efektet e dëmshme të duhanpirjes të cilat duhanpirësit zakonisht i neglizhojnë, këtë nxënësit e realizuan me anë të disa projekteve dhe eksperimenteve.
Duhet përmendur se duhani mund të llogaritet si vrasës për mbi 8 milionë njerëz, duhani gjithashtu ndikon edhe ata që nuk e përdorin si dhe mjedisin tonë!
Aktualisht duhet përmendur se duhanpirësit kanë gjasa më të larta për t’u prekur më rëndë nga koronavirusi dhe një sërë sëmundjesh të tjera! Nxënësit besojnë se aktivitetet e tyre do prekin ndërgjegjen e duhanpirësive ashtu që ata të kuptojnë dëmin që i shkaktojnë vetes dhe të tjerëve!
https://www.koha.mk/nxenesit-e-jahja-kemal-per-vetedijesimin-kunder-duhanit/
News & Announcements
- Yahya Kemal College Achieves All Perfect Scores in the 2026 State Matura 07 July 2026
- From Yahya Kemal to the FIDE World Cup: Anton Zlatkov’s Chess Journey 01 July 2026
- Сребро, две бронзи и пофалница за македонските физичари | Umno.mk 30 June 2026
- Selim Cemal Yıldız Wins Pointer Open 2026 U16 Doubles Title 16 June 2026
- Një moment krenarie për Maqedoninë e Veriut | TV Koha - Tetovë 11 June 2026
- „Аз, Буки, Веди“ – ученици од Yahya Kemal College | Tetovo Info 23 May 2026
- Обука за видео монтажа - ПСУ „Јахја Кемал„ Скопје - Дигитални Хоризонти 05 May 2026
- Aleksij Tasikj - From Yahya Kemal College to Oxford – Digital Horizons Interview 04 May 2026
